Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet “skifteri” në Kurbin






               Publikuar në : 09:20 - 16/05/19 |
mapo.al

Ishte në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, por arrestohet në Kurbin. Policia ka vënë në pranga 44-vjeçarin me inicialet H.I, i cili kërkohej nga drejtësia italiane. Ai akuzohet për veprat penale “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura” parashikuar nga nenet 61,5,7,110,648 dhe 624 të Kodit Penal Italian.


Njoftimi i Policisë

Sherbimet policore të Komisariatit Kurbin, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane,arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  • H.I.,44 vjeç, banues në Kurbin

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Padova/ Itali ka lëshuar Urdhërin e kërkimit ndërkombetar nr.6731, për veprat penale “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura” parashikuar nga nenet 61,5,7,110,648 dhe 624 të Kodit Penal Italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

 

 


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas