Aktualitet

Në kërkim nga Interpoli belg, arrestohet në Morinë 38-vjeçari














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:06 - 14/07/21 |
mapo.al

Ka përfunduar në prangat e policisë 38-vjeçari Djelal Ferati me banim në Shkup pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhje”.






Ai kërkohej nga Interpol Brukseli, pasi ishte dënuar në Belgjikë me tre vite burg për veprat e lartpërmendura.


Njoftimi i plotë
Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Belgjikës, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja”.







Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:




Djelal Ferati, 38 vjeç, banues në Shkup. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel/Belgjikë, pasi autoritetet gjyqësore në Antwerp, Belgjikë e kanë dënuar me 3 vite burg për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga legjislacioni penal i Belgjikës.

Lexo edhe :  EMRI/ Ekzekutohet në Belgjikë krahu i djathtë i Çapjave


Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

1


Etiketa: , , ,

Pas