Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje, Ilir Plakut, i cili është arrestuar në Durrës për llogari të drejtësisë italiane.
55-vjeçari u vu në pranga, ndërkohë që ishte në kërkim që prej vitit 2009.
Në atë kohë ai ishte në Brancaleone, Itali, dhe ishte lënë me masën e detyrimit të paraqitjes kur më pas humbi gjurmët.
Më pas Plaku u dënua në mungesë nga Gjykata e Apelit të Cagliari, për akumulimin e dënimeve, me 5 vjet e 11 muaj burgim.
Ai akuzohet si anëtar i një organizate që synonte trafikun e drogës dhe rezistencën ndaj një zyrtari publik.
Mediat raportojnë se Plaku fshihej në Durrës dhe jetonte mes luksit në familjen e tij, në qytetin bregdetar.