Aktualitet

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 21-vjeçari i rrezikshëm në Durrës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:56 - 16/07/21 |
mapo.al

DURRËSNë kuadër të operacionit të koduar “Shkëmbi i Kavajës” u arrestua në flagrancë shtetasi Aleksandër Mehmetaj, 21 vjeç, i shpallur në kërkim për disa vepra penale dhe gjatë operacionit u kap në flagrancë me armë zjarri.






Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Policia e Durrësit thekson se 21-vjeçari ishte person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 02.07.2018, në Durrës, ka plagosur me armë zjarri shtetasin B. G;


Për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 20.09.2020, në Tiranë, ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. B.;







Gjithashtu, për këtë shtetas ishte caktuar dhe urdhër-ndalimi, pasi ishte në kërkim për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja nga urdhrit të punonjësit të Policisë”.



Njoftimi i Policisë
Vijojnë kontrollet për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri me vete, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.



Finalizohet operacioni i koduar “Shkëmbi i Kavajës”.

Kapet dhe ndalohet një 21-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”, “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat “Shqiponja”, në vijim të punës për rritjen e parametrave në qytet, kapjen e personave në kërkim ose atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, rreth orës 01:30 të ditës së sotme, në lagjen nr. 13, te “Shkëmbi Kavajës”, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Shkëmbi i Kavajës”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 21 vjeç, banues në Durrës.

Lexo edhe :  Votimi i qeverisë “Rama 3” dhe programi, nis seanca maratonë e Kuvendit

Aktualisht, ndaj shtetasit A. M. janë caktuar 2 urdhër-arreste për 2 ngjarje të ndodhura më parë, konkretisht:

• Për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 02.07.2018, në Durrës, ka plagosur me armë zjarri shtetasin B. G;
• Për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 20.09.2020, në Tiranë, ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. B.;
•Gjithashtu, për këtë shtetas ishte caktuar dhe urdhër-ndalimi, pasi ishte në kërkim për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja nga urdhrit të punonjësit të Policisë”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, 5 fishekë dhe 4 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas