Ekstradohet nga Shqipëria në Itali Luan Vrapi, shqiptari i shumëkërkuar nga drejtësia italiane për vrasjen e 22-vjeçarit Hyso Telharaj, në shtator të 1999-s.
Kapja e tij u bë falë bashkëpunimit të Policisë shqiptare dhe ekspertëve të Sigurisë italiane në Tiranë.
Me urdhër të Prokurorisë së Foggias lëshuar më 24 nëntor 1999, ai akuzohet për vrasje të qëllimshme dhe si anëtar i një grupi kriminal që shfrytëzonte punëtorët bujqësorë në zonën e Foggias.
Viktima, i punësuar për mbledhjen e produkteve të stinës në komunën Capitanata, nuk kishte pranuar të paguante haraç nga rroga e tij për punëdhënësin dhe u ekzekutua me gjakftohtësi nga Vrapi.
Pas mbërritjes në aeroportin Fiumicino të Romës Luan Vrapi është shoqëruar në burgun e Barit.