Mbrëmjen e sotme në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit janë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e personave në kërkim.
Kjo nuk është hera e parë në javët e fundit që Elbasani blindohet nga forca të shumta në pika të ndryshme të qytetit që kalojnë në filtër makinat e dyshimta.
Por postblloqet e sotme vijnë pas identifikimit dhe shpalljes në kërkim të njërit prej autorëve të vrasjes së Bujar Çelës.
Nuredin Dumani është i dyshuari i policisë si njëri prej vrasësve të Bujar Çelës në Elbasan, vëllait të Talo Çelës.
Dumani dyshohet edhe si vrasësi i vëllezërve Haxhia në Durrës në maj të këtij viti si edhe për një tjetër vrasje në Rrogozhinë në shtator, të Klevis Kapllanajt.
Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllani, janë nga i njëjti fshat, Sinaballaj dhe para se Dumani të shpallej në kërkim nga policia, ata shoqëroheshin bashkë në publik.
Burime nga policia e Kavajës thonë se Kapllani ka qenë i dënuar dy herë në Itali, si shpërndarës droge.
37-vjeçari nga Dibra, Nuredin Dumani është banues në Durrës./Mapo.al/
LEXO EDHE:
(FOTO) Ky është i dyshuari për vrasjen e Bujar Çelës, prova e fortë që ndihmoi policinë