Tuesday, October 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Në kërkim të oksigjenit, nga Parlamenti, tek poliklinika 9 e QSUT

by mapo.al
17/03/2019
in Aktualitet, Kryesore, Politika
1

Mapo.al

Redian Zyka kishte ardhur nga Berati të protestonte në Tiranë ditën e shtunë. 37-vjeçari është ngritur në këmbë, se siç thotë sot nuk ka një vend pune. Kjo është dhe arsyeja pse iu bashkua Partisë Demokratike në marshimin para Kryeministrisë. Turma e qytetarëve u zhvendos drejt Parlamentit dhe Rediani zgjodhi që të shkonte edhe aty.



Nuk qëlloi Policinë, nuk kishte as një send të fortë në dorë, por po rrinte pranë selisë të Komunitetit Mysiman duke vazhguar protestën. Në këtë moment hidhet gaz lotsjellës dhe Rediani nuk kuptoi asgjë. Thjesht nuk ndjehet mirë dhe bie në tokë.

“Pashë që njerëzit po vraponin, nuk po e kuptoja, kur ndjeva gazin dhe aty fërkova sytë. Nuk e dija që sytë nuk duheshin fërkuar. Më pas nuk po shikoja më, edhe frymë nuk merrja dot. Nga ky moment s’mbaj mend shumë, por më ndihmoi dikush që më largoi nga aty”, – shprehet Rediani për Gazetën Mapo. Eshte tashmë pasdite, ka 2 orë që ka mbaruar protesta, por 37-vjeçarit i duhet dhe pak kohë për të marrë veten.

“Vetëm vrapoja deri tek ky ushtari (Ushtari i panjohur) dhe më thanë që të vija këtu te spitali. U hodh shumë gaz. Unë thuajse s’kam parë asgjë deri sa erdha tek spitali. Tani po marr oksigjen dhe më pas do iki për në Berat, se aty kam familjen”, – flet thuajse me sy të mbyllur Redian Zyka.

Si Rediani ishin me dhjetra që kanë mbërritur tek Poliklinika nr.9 në Tiranë, por edhe te QSUT-ja. Gazeta Mapo bëri një udhëtim tek poliklinika që ndodhet më pranë sheshit ku u hodh gaz lotsjellës, deri në QSUT dhe tek Trauma.

Dikush s’merte dot frymë, dikush tjetër kishte thithur aq shumë gaz lotjsellës, aq sa i duhej oksigjen patjetër. Poliklinikat, QSUT dhe te Trauma, i ngjanin dje pasdreke një situate lufte. Qytetarë që vinin dhe kërkonin ndihmë. Dikush kishte probleme me sytë, dikush tjetër me frymarrjen, dhe shumë të afërm të shqetësuar që pyesnin për shëndetin e të lënduarve.

Kishte dhe nga ata që i trembeshin pasojave të gazit lotsjellës, prandaj kërkonin në internet çfarë dëmtimesh të jepte. Çfarë qenka kjo gjë e rëndë që përdoret nga qeveria kundëe qytetarëve të saj, vrisnin mendjen shumë prej tyre. “Nuk qenka vetëm për të shpërndarë turmat, por për t’i lënduar qytetarët”, thotë një burrë qe ka zënë nje shtrat në urgjencën e QSUT.

“Do vij prapë të protestoj”, – shprehet i vendosur Rediani, i cili pas disa minutash e ka marrë veten dhe nis e largohet me sytë gjysmë të mbyllur drejt Fakultetit Ekonomik, aty ku e pret autobuzi për në Berat. Ka dy fëmijë dhe gruan që po e presin, një familje që jeton vetëm me ndonjë punë rastësore që i del atij.

“Unë isha edhe në protestat e tjera, por këtë herë hodhën shumë gaz”, – shprehet një i ri, i cili pret radhën për një shtrat te Poliklinka nr.9.

“Nuk na ka trembur 1997-a, jo më ky gaz”,- thotë një i moshuar, i cili po pret djalin e tij të marrë oksigjen.

Qytetarë të lënduar nga gazi lotsjellës ka shumë edhe tek QSUT-ja dhe tek Spitali i Traumës. Mes tyre, diku shfaqej edhe ndonjë polic, i cili vëzhgonte situatën, ndoshta po merrte emrat e atyre që do t’ju pritej fletë-arresti.

Tek qytetarët kishte lot në sy, diku lot të vërtetë drame, diku lot të shkaktuar nga gazi lotjsellës, por nuk kishte të penduar.

“Do të dalim prap në protestë”, – thonë ata njëzëri.

Tags: gaz lotsjellësprotesta e 16 marsitprotesta e opozites

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Degjeneron sërish kampionati, goditet lojtari i Tiranës/ VIDEO

Degjeneron sërish kampionati, goditet lojtari i Tiranës/ VIDEO

Comments 1

  1. ari says:
    5 years ago

    i biri i monstrave spiro kolek,enver e kristaq rama duhet te ndalet me gjdo qmim.

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In