Aktualitet

Në kërkim të parcelave me kanabis, RENEA dhe FNSH rrethojnë Niklën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:22 - 29/05/21 |
mapo.al

Forca të shumta policie, RENEA dhe FNSH, kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Fushë Krujës dhe malësisë së Krujës në një operacion masiv anti-kanabis, i ngjashëm me atë që u ndërmor në Lazarat 7 vite më parë.






Aksioni i policisë ka nisur pasi patrullimet e Guardia di Finanza nga ajri kanë zbuluar parcela me kanabis në këto territore.


Operacioni vijon ende, ndërsa janë mbi 10 sera të mbjella me kanabis që janë kamufluar si të mbjella me perime.







Për momentin nuk bëhen me dije të tjera informacione në lidhje me këtë operacion të Policisë, ndërsa më shumë detaje pritet të zbardhet në orët në vijim.



Në terren ndodhet edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili drejton operacionin, bashkë me numrin dy të Policisë, Gjovalin Lokën.

Lexo edhe :  Blindohet Vlora, policia dhe FNSH kontrolle për persona në kërkim


Deri më tani janë arrestuar 7 persona.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas