Para disa javësh, një aktore në Nju Jork vendosi të bëjë një eksperiment social.
Ajo doli në rrugë dhe mori shumë ngacmime me natyrë seksuale.
24- vjeçarja mori 108 ngacmime në rrugë, ndërsa shëtit nëpër Nju Jork.
Ngacmimet janë të shumta, pavarësisht se veshja e saj është krejt e thjeshtë.
Shoshana Roberts, e diplomuar në “Kutztown University” në Pensilvani, u filmua me një kamera të fshehtë nga miku i saj, Rob Bliss, ndërkohë që ecte në rrugë.
Brenda dhjetë orësh ajo u mbyt me komente të tilla si: “Si je bukuroshe”, “Hej, zemër”, “Buzëqesh”, “Mbrëmje të këndshme e dashur”.
Madje disa meshkuj e ndoqën për disa minuta dhe njëri i thoshte vazhdimisht: “Nuk do të më flasësh? Për shkak se jam i shëmtuar”.
Të tjerë i luanin syrin, fishkëllenin apo bënin zhurma të papërshtatshme.
Video është postuar në YouTube dhe Roberts shprehet se kur kjo gjë ndodh në rrugë, imagjino se çfarë ngacmimesh ka në shkollë, në punë apo në shtëpi.
Menjëherë, në qytete të ndryshme të botës nisën të bëjnë eksperimente të ngjashme.
Për shembull në Zelandën e Re askush nuk të ngacmon.
Por një vajzë ka vendosur të bëjë këtë provë në Prishtinë dhe rezultati ka qenë tronditës: Ajo ka marrë mbi 50 ngacmime në rrugë.
Në këtë drejtim jemi amerikanë.