Aktualitet

Sonila Meço: Qeveria gatit kërkesën për 80 milionë euro të tjera borxhe














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:27 - 25/08/20 |
mapo.al

Nga Sonila Meço






Në kulmin e borxheve të Shqipërisë (mbi 17 pikë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor para krizës), ku rritja e rreziqeve për shkak të PPP-ve pa kriter, me cilësi të dobët dhe pa transparencë na çon mbi 30 pikë mbi mesataren e rajonit, qeveria gatit kërkesën për 80 milionë euro të tjera borxhe ndaj Bankës Botërore për të mbikqyrur PPP-të, që ka dhënë vetë.


Të dhëna me kokfortësi, me gjithë kundërshtitë e vetë Bankës Botërore për shkak të risqeve, borxhit të fshehur, cilësisë së dobët, mungesës së konkurimit të drejtë, kostos së lartë në të ardhmen për shqiptarët.





Që Banka Botërore jep kredi edhe në kushte paradoksi nuk është lajm (t’i japësh hua një kredimarrësi, që i ka përdorur si mosozot paratë e dhëna për të mbikqyrur po vetë zullumin e bërë), sepse garancitë shtetërore edhe në një vend quasi të falimentuar ia lejojnë mbulimin e huasë së dhënë,…por të shkohet kaq ngeshëm drejt greminës nga pasagjerët e një autobusi të amortizuar kjo është e paimagjinueshme.
1





Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas