Aktualitet

Në luftë me Covid-19, aktori përkujton vajzën e ndjerë: Nuk të solla dot lule te varri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:00 - 02/05/21 |
mapo.al

Aktori i njohur, Çun Lajçi, prej kohësh është infektuar me Covid-19. Së fundmi, ai ka prekur të gjithë teksa ka publikuar një foto nga reparti i Pulmologjisë, krahas së cilës i ka uruar ditëlindjen vajzës së tij të ndjerë.






Lajçi është shprehur se për shkak të sëmundjes, nuk mundi dot të shkojë te varri i vajzës as për t’i çuar edhe dy lule.








‘Gëzuar me ëngjëjt! A thua hina n’gjynah që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën, e m’ktheu n’repartin e veremlive,(siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë! E sheh moj bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve?
Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!
Jo Bubë, s’i ngjajka as nata natës as Çuni Çunit ma! Mbramë e përfundova rolin e Zekës, të rexhizori Valter, atje n’Ujëz, buzë Drinit, n’kullën e Gjon Karaçit, (e kuj mos i raftë me dalë para kamerës tue marrë frymë si peshku n’zall) e turr n’Prishtinë, për tu pa me Leartin Galën e Kosin, e m’u zbardhë n’spital për nji grimë frymëmarrje e shpresë!
M’shiqonte Learti e unë s’guxojsha me i thanë: Sot rendi asht kanë me dalë të Buba n’Drelaj, se borxh i mbetëm vjet, e kur borxhi-borxhin e trashë, zor se kthehet ma!
Po mirakja ime, po! Dergjë vjet e dergjë sivjet, e ti prap festoje me ëngjëj ditlindjen se zemrat tona aty ke me i pasë, ani se prap do t’jemi larg!
Mbramë, (n’skenën e fundit t’filmit), djemve t’ilegales iu thashë: Ma e randësishme asht jeta e Levizjës Qëndresa se jeta e nji plaku, prandaj gëzuar Mirashe për sot, se kur t’çelin lulet e baba t’shnoshet, atje ke me pasë me Latin, Galën e Kosin!
Bubulinë, gëzuar me ëngjëjt!
P.s! Harrova! Prap ma morën strishon n’hundë, mos rastësisht m’ka marrë virusi për të tretën herë! Veç n’qoftë indiani tash, se ky anglezi iku para nji mueji, e kinezi n’shkurt, kur fitoi Kopilani! Pulmologji, 02.05.2021′- shkruan Lajçi.



1




Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas