Aktualitet

Në luftë me koronavirusin, humb jetën mjeku nga Berati














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:30 - 07/02/21 |
mapo.al

Covid-19 vazhdon të marrë jetë mes bluzash të bardha.





Dje në mbrëmje humbi jetën mjeku i njohur nga Berati, Josif Dena, 75 vjeç.


Endokrinologu ndodhej i shtruar prej 2-javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Fatkeqësisht ai nuk mundi t’i bëjë dot ballë virusit vdekjeprurës.




72-vjeçari Dena ka shërbyer për 45 vite në spitalin rajonal të Beratit. Lajmi i trishtë ka tronditur jo vetëm familjarët por edhe kolegët e miqtë, që nuk kanë kursyer mesazhet ngushëlluese e vlerësimet e larta nëpër rrjete sociale.


Mesditën e sotme, Josif Dena u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e Burdulliasit, Berat.


1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas