Dikur

“Në luftë mund të vritesh vetëm një herë, por në politikë disa herë”







               Publikuar në : 11:49 - 22/05/19 |
mapo.al

‘Sir Winston Leonard Spencer-Churchill’ lindi më 30 nëntor 1874 dhe vdiq më 24 janar 1965. Ai ishte një burrë shteti britanik, oficer ushtrie dhe shkrimtar. Ishte Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar nga viti 1940 deri më 1945, kur udhëhoqi Britaninë në fitore gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe përsëri nga viti 1951 deri më 1955.


Ideologjikisht një liberal ekonomik dhe imperialist, për pjesën më të madhe të karrierës së tij ai ishte anëtar i Partisë Konservatore, të cilën e udhëhoqi nga viti 1940 deri më 1955.

Më poshtë po ju japim disa nga shprehjet e tij më popullore të cilat kanë lënë gjurmë në historinë e politikës, por jo vetëm:

“Është thënë se demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, përveç gjithë të tjerave që janë provuar.”

“Një komb që i vë taksë vetes për prosperitetin është si një njeri brenda në kovë, që përpiqet ta ngrejë veten nga doreza.”

“Një paqësor është dikush që ushqen një krokodil, me shpresën se do të jetë i fundit që do të hahet.”

“Gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth e qark botës, kur e vërteta sapo është nisur.”

“Keni armiq? Mirë. Kjo do të thotë se keni luftuar për diçka dikur në jetën tuaj.”

“Argumenti më i mirë kundër demokracisë është një muhabet pesë minutësh me një votues të zakonshëm.”

“Të përmirësosh do të thotë të ndryshosh; të jesh i përsosur do të thotë të ndryshosh shpesh.”

“Politika është aftësia për të parashikuar atë që do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe të kesh aftësinë që më pas të shpjegosh pse nuk ndodhi.”

“Ngrënia e fjalëve kurrë nuk më ka shkaktuar mostretje.”

“Më pëlqejnë shumë derrat. Qentë na shohin me sy ngritur. Macet na shohin me sytë poshtë. Derrat na konsiderojnë si të barabartë.”

“Kam marrë më shumë nga alkooli, nga sa ka marrë alkooli nga unë.”

“Në luftë mund të vritesh vetëm një herë, por në politikë shumë herë.”


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas