Në Europë, Covid-19 po vijon me ritme të shpejta. Repartet e kujdesit intensiv po mbushen përsëri, duke shtyrë Francën dhe Gjermaninë në një raund të ri të kufizimeve dhe bllokimeve.
Edhe vendet e goditura rëndë nga vala e parë, të tilla si Italia dhe Suedia, po shohin raste në rritje, duke sugjeruar që imuniteti i tufës është një rrugë e largët.
SHBA duket se ka hequr dorë nga kontrolli i pandemisë deri në shpikjen e një vaksine.
Ndaj nuk duhet të injorojmë lajmet e mira nga Azia. Strategjitë e ndjekura nga Koreja e Jugut, Vietnami, Kina dhe të tjerët duket se po japin shpagim. Ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 është midis 500-700 për milion njerëz në Francë, Britani të Madhe, Spanjë dhe SHBA, në Kinë dhe Korenë e Jugut është nën 10 për milion.
Wuhan, dikur epiqendra e Covid-19, po pret përsëri turistët. Shifrat e ulta të kovidit në Azi na bëjnë të biem pre e mendimit thelbësor se në një farë mënyre Lindja po bën gjëra që Perëndimi nuk mund t’i bëjë kurrë dhe se kjo kryesisht varet nga ndryshime të thella në vlera, politikë dhe kulturë.
Nëse Kina është në gjendje të frenojë Covid-19, kjo duhet të jetë për shkak të politikës drakoniane të qeverisë dhe lidhjeve shoqërore të konfucianizmit. Nëse Singapori ka 28 vdekje, merita duhet të qëndrojë me trashëgiminë themeluese të Lee Kuan Yew të pragmatizmit autoritar.
Nëse çelësi për të shmangur më shumë bllokime është gjetja e një mënyre për të “jetuar me virusin” përmes testimit të gjerë, gjurmimit të kontakteve dhe izolimit të rasteve pozitive në transmetimin e ngadaltë, vendet perëndimore kanë bërë gabime strukturore, jo kulturore.
Europa rriti numrin e testimeve vetëm pas valës së parë dhe gjurmuesit digjitalë ishin të pakët. Kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi hapur se masat e ndërmarra në të gjithë kontinentin ishin në ritme shumë të ngadalta dhe udhëheqësit e Bashkimit Europian duhet të kishin vepruar në gjurmimin e rasteve.
Një valë e dytë kovidi pushtoi Europën sepse askush nuk bëri mjaftueshëm, të infektuarit nuk e respektuan rigorozisht karantinën kjo për shkak të problemeve të shumta financiare dhe mospërballimit të faturave nëpër barnatore.
Një valë e dytë goditi Europën sepse sistemet shëndetësore publike u panë në kolaps. Krahasoni ato me Azinë, ku sistemet e shëndetit publik janë provuar më të fuqishme. Koreja e Jugut testoi herët, dhe shpesh. Në Wuhan, autoritetet testuan 11 milion njerëz gjatë 2 javësh. Pjesa e testeve që kthehen pozitive në Korenë e Jugut dhe Vietnam është nën 1%; në Francë dhe Spanjë është rritur në 10%.
Sa i përket karantinimit të rasteve pozitive, vlen të merret në konsideratë vendimi nga Kina dhe Koreja e Jugut për të monitoruar ose burgosur, disa mund të ankohen por kjo mund të jetë zgjidhja e vetme e problemit. Mbajtjes së njerëzve në shtëpi duhet t’i shtohet komoditeti financiar sepse ata tundohen jashtë nga nevoja për të siguruar jetesën.
Gjithashtu është shumë më pak efektive, me një studim që vlerëson se izolimi në institucione mund të shmangë pothuajse tre herë më shumë raste sesa izolimi i bazuar në shtëpi përgjatë një epidemie.
Dallimet midis Azisë dhe Evropës duken jo të lashta por të rrënjosura në historinë e kohëve të fundit. Gjatë 20 viteve të fundit, Azia është goditur me disa epidemi, të tilla si SARS në 2003 dhe MERS në 2015, të cilat detyruan vendet të përshtaten dhe të përmirësojnë institucionet e tyre. Kjo i nxiti vendet të investojnë në shëndetin publik: Midis vitit 2000 dhe 2016, shpenzimet shëndetësore për kokë të Vietnamit u rritën me një mesatare prej 9% në vit. Në të kundërt, vendet evropiane kanë zaptuar spitalet dhe shtretërit, me krizat financiare shumë më përpara fillimit të pandemisë.
Ndërsa evropianët fillojnë bllokimin e tyre të dimrit, ata duhet të kujtojnë se përmirësimet janë të arritshme. Dhe lajmi i mirë është se vendet po bashkëpunojnë më shumë në nivelin e BE-së, në përpjekje të tilla si testimet më të shpejta të antigjenit dhe ndarja e burimeve.
Nëse Azia arriti të mësojë nga pandemitë e së kaluarës, edhe Perëndimi duhet të jetë në gjendje ta bëjë këtë./BloomeringOpinion/
Përshtati: Mapo.al