Një i ri nga qyteti i Maliqit ka humbur jetën, pasi autovetura që ai drejtonte doli nga rruga dhe u rrëzua në lumin Devoll vetem pak metra larg baneses ku banonte ne nje lagje periferike të këtij qyteti. Ngjarja ka ndodhur reth orës 03.45 në aksin rrugor Maliq-fshati Qesarat kur mjeti me targa AA527VK, i drejtuar nga 24-vjeçari Gjergji Elmazi pas një parakalimi të gabuar në hyrje të urës ka goditur parmakët e urës dhe ka përfunduar në lumë.
Afro 5 orë pas këtij aksidenti, ndërhyrja e polumbarëve te ardhur nga kryeqyteti dhe mjeteve të rënda bëri të mundur nxjerjen e trupit të pajetë të 24-vjeçarit dhe makinës së tij nga lumi. Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit ose përgjumja e 24-vjeçarit në momentet e qarkullimit në urë, por policia nuk përjashton mundësinë e përdorimit të pijeve alkoolike nga 24-vjeçari.
Edhe pse banor i zonës, Gjergji Elmazi nuk mundi të manovrojë mjetin e tij gjatë kalimit mbi urë. Grupi hetimor ka marrë kampionet e gjakut për të mësuar nëse 24-vjeçari kishte përdorur pije alkoolike që çuan në aksidentin fatal. Ky hetim kryhet pasi Iiriu nga Maliqi ka festuar deri pas mesnate së bashku me një shokun e vet në një lokal në Korçë. Ata kanë qenë duke udhëtuar secili me autoveturën e vet kur 24 vjeçari në tentativë për të parakaluar pati devijim të mjetit nga rruga. Ai u rrëzua nga një lartësi prej disa metrash në lumë. Mjeti ka dalë mjaft i dëmtuar dhe kjo ngre dyshimin se përplasja e fortë dhe më pas asfiksia në ujë kanë sjellë vdekjen e të riut nga Maliqi.