Thursday, May 26, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

‘Në mbrojtje të kombit’/ Berisha paralajmëron protestë të hënën në orën 16:00

by mapo.al
18/12/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha të shtunën e 18 dhjetorit ka bërë thirrje për të gjithë demokratët, “të protestojnë në mbrojtje të interesave kombëtare”.

Ndërsa i është drejtuar qendrës së votimit për “referendumin” e iniciuar nga vetë ai, Berisha tha se, protestën së hënës pasdite, ai po e mbledh “në cilësinë e sovranit”.

Gjithashtu ish-kryeministri tha se kjo protestë do jetë dhe kundra Ballkanit të Hapur, duke e cilësuar si “aleancë kundër interesave jetike të shqiptarëve, si aleancë që po nxit destabilizimin, duke sfiduar nismën e Berlinit nga BE për ta vendosur në hegjemoninë serbe”.

“E keni parë sesi ka mbledhur në anti-kuvendin e tij nxënës shkollash deri tek kryetarë me dy mandate të bashkive të PS-së. Ditën e hënë në orën 16:00 të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojte të interesit kombëtar, por edhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 430 mln eurove që kërkon kreu i Meduzës me SPAK-un e tij që t’i fsheh në një vjedhje prej 3 mln eurosh. Po i mbledh nën cilësinë e sovranit. Kuvendi është autoriteti më i lartë i PD-së, i cili urdhëroi me votën e tij thirrjen e referendumit”, u shpreh ish-kryeministri.

Pasi votoi për shkarkimin e Lulzim Bashës, ai tha se ky është referendumi i shpresës dhe lirisë.

“Ky është referendumi i parë në 30 vite i thirrur nga anëtarësia e një partie politike për të shkarkuar peng kryetarin me fjalë të tjera atë që do hyjë në analet politike të Shqipërisë, si Lulzim Brava”, tha ai.

Berisha tregoi se ky është referendumi i parë që demokratët thërrasin vetë për një vendim historik duke rikujtuar se në viti 2009 është zhvilluar një tjetër referendum ku anëtarësia u ftua nga kryetari për të mos votuar kryetarin.

“Tani çdo shqiptar të krahasojë dy botë, të lirisë dhe autokracisë. Duke rikujtuar këtë kontrast të madh, rikujtojmë se ky është referendumi i shpresës për çdo shqiptar”, tha ai.

Në përgjigje të pyetjes së një gazetareje nëse votimi në “Bar Amerika” është një provokim për Shtetet e Bashkuara, ish-kryeministri shqiptar iu përgjigj: Aq sa do të jetë amerika provokim. Është një vend që unë e admiroj. Po të marrësh në një aspekt tjetër, nga ky Bar i vogël këtu i dërgohet një mesazh forcave konservatore në Europë e SHBA, anëtarësia po ushtron votën e saj të lirë, kundër një kryetari që u mor peng e pësoi metamorfozën më fatale që nuk e gjen as në romanet e Kafkës.

Berisha tha se beteja e tij për votën e lirë nuk mund të jetë një betejë kundër SHBA-së dhe asnjë një vendi tjetër të lirë. Ndërsa theksoi se beteja e tij personale po zhvillohet në Gjykatën e Parisit.

Tags: protestaReferendumi ne PDSali Berisha

JU SUGJEROJME

Ish-zëdhënësja e Berishës bën deklaratën e papritur për Ramën: Një nga njerëzit më të zgjuar
Aktualitet

Ish-zëdhënësja e Berishës bën deklaratën e papritur për Ramën: Një nga njerëzit më të zgjuar

26/05/2022
Arrestohet Ballist Morina në Kukës
Aktualitet

Ballist Morina dërgohet në paraburgim në Durrës

26/05/2022
Deputetët e PD tërhiqen nga procesi, asnjë emër për president në raundin e tretë
Aktualitet

Deputetët e PD tërhiqen nga procesi, asnjë emër për president në raundin e tretë

26/05/2022
Ndahet nga jeta ish-kryeministri italian, Ciriaco De Mita
Bota

Ndahet nga jeta ish-kryeministri italian, Ciriaco De Mita

26/05/2022
Next Post
Kuvendi Kombëtar/ Basha: Fitorja nuk vjen duke pasur një non grata mes nesh

Kuvendi Kombëtar/ Basha: Fitorja nuk vjen duke pasur një non grata mes nesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ish-zëdhënësja e Berishës bën deklaratën e papritur për Ramën: Një nga njerëzit më të zgjuar
  • Ballist Morina dërgohet në paraburgim në Durrës
  • Vrasja e shqiptares në Itali, 28-vjeçari i arrestuar me probleme të rënda psikike
  • Deputetët e PD tërhiqen nga procesi, asnjë emër për president në raundin e tretë
  • Ndahet nga jeta ish-kryeministri italian, Ciriaco De Mita



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In