Sunday, July 17, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Në mbrojtje të standartit 2005! Basha e Bardhi të tërheqin paditë ndaj mediave

by mapo.al
15/11/2021
in Aktualitet, Kryesore, Op Ed
0

Evitimi i rrugës gjyqësore (padi civile e kallëzim penal) kur gazetarët e mediat botojnë lajme të pavërteta e shpifëse ndaj një ofiqari publik ka qenë një standart i vendosur nga qeveria Berisha 2005-2013 (po e quaj shkurt “standarti 2005”).

Këtij standarti i është përmbajtur më pas edhe PD në opozitë. Deri dje! Po lexoj se kryetari e sekretari i përgjithshëm i partisë kanë depozituar në 14 nëntor padi e kallëzim kundër dy mediave. Këto të fundit me linjë editoriale të afërt me opozitën.

Nuk është çështja ime të kem një opinion nëse lajmet që u bënë shkak për këto dy reagime janë të vërteta apo të rreme.

Por dy fjalë mbi standartin 2005: në një demokraci post komuniste si Shqipëria shfaqen dy simptoma problematike.

Së pari mediat shpesh janë objekt i kapjes nga politikanë e biznesmenë dhe si pasojë gazetarët e redaktorët e tyre bien në trysni për të shkelur profesionalizmin dhe etikën e zanatit.

Së dyti ofiqarët publikë shpesh nuk janë llogaridhënës e transparentë për çështje të tyre që lidhen me ofiqin e interesin publik.

Në këto rrethana standarti 2005 është rruga e drejtë dhe e duhur. E dimë që për motive të imagjinueshme disa media jo rrallë raportojnë gënjeshtra e pasaktësira. Kështu ka qenë më parë; kështu është aktualisht në epokën e rrjeteve sociale e me gjasë kështu do të jetë edhe në të ardhmen.

Por ndërkohë që çdo person privat ka të drejtën e mundësinë për të gjetur shpagim në gjykatë, ofiqari ka avantazhin e detyrimin e një gjyqi tjetër: gjyqin e opinionit publik. Të tëra shpifjet e pretendimet e rreme ai mund t’i mohojë në parim dhe mund t’i çmontojë në detaje me prova e fakte.

Duke detyruar edhe median e lajmit të kontestuar të botojë përgënjeshtrimin. E kur kjo e fundit refuzon atëhere na rroftë fejsbuku. E prej tij e marrin dhe publikojnë plot media të tjera.

Standarti 2005 fatkeqësisht u braktis në v.2013 nga qeveria ‘Rama’. Për më tepër kjo qeveri aprovoi edhe një ligj antifjalë, i cili hasi në kundërshtim të fortë vendor e ndërkombëtar; madje u bë një nga pengesat në udhën drejt Bashkimit Europian.

Në këto rrethana veprimet e dy zyrtarëve të Partisë Demokratike janë të gabuara, si dhe të dëmshme për interesin publik e për vetë opozitën. Prandaj apeloj të tërheqin çdo padi apo kallëzim dhe, nëse preferojnë, të japin versionin e tyre në arenën e opinionit publik.

Tags: Gazment Bardhigenc pollokallezim penalLulzim BashaPadite ne Gjykate

JU SUGJEROJME

“Një shqiptar “kundër” hebrenjve”, Ambasada e Izraelit notë proteste Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë
Aktualitet

“Një shqiptar “kundër” hebrenjve”, Ambasada e Izraelit notë proteste Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë

16/07/2022
Vajza e mitur lind jashtë-martese, e ëma e saj denoncon shqiptarin për përdhunim
Bota

6 vite burg për babain e 7 fëmijëve, abuzoi seksualisht me një vajzë

16/07/2022
Rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve, Manastirliu: Do të ketë edhe shpërblime
Aktualitet

Manastirliu: Kemi dyshime për mbërritjen e nënvarianteve ‘Omicron’ në Shqipëri!

16/07/2022
Rama: Mali i Zi do t’i bashkohet Ballkanit të Hapur, mbështesim Kosovën për në KE
Aktualitet

Hapja e negociatave/ Rama dhe 15 zyrtarë të lartë nisen të hënën drejt Brukselit

16/07/2022
Next Post
Basha i ashpër me Ramën: S’jemi nga llumi i Senës ne, mos më detyro të…

Basha i ashpër me Ramën: S'jemi nga llumi i Senës ne, mos më detyro të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • “Një shqiptar “kundër” hebrenjve”, Ambasada e Izraelit notë proteste Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë
  • 6 vite burg për babain e 7 fëmijëve, abuzoi seksualisht me një vajzë
  • A i duan të gjithë njerëzit thashethemet?
  • Manastirliu: Kemi dyshime për mbërritjen e nënvarianteve ‘Omicron’ në Shqipëri!
  • Hapja e negociatave/ Rama dhe 15 zyrtarë të lartë nisen të hënën drejt Brukselit



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: gazetamapo[email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In