fbpx

ShowBizz

Në muajin e 7 të shtatzënisë, ja si duket Floriana Garo (Foto)






               Publikuar në : 16:23 - 19/09/19 |
mapo.al

Ish moderatorja e emisionit “Jo Vetëm Modë”, Floriana Garo  është në pritje të ëmbël të një djali. Ajo ua bëri të ditur ndjekësve pak kohë më parë, në një intervistë për emisionin e pasdites “Rudina”.


Në muajin e shtatë të shtatzënisë, Floriana ka publikuar një foto, ku i pikaset barku i rrumbullakosur. “Duke shijuar shtatzëninë dhe gjithmonë duke punuar”-ka shkruar Floriana, duke iu referuar kështu bizneseve që ka në Zvicër me të shoqin, avokatin Enis Daci.



Risjellim në vëmendje se Floriana tashmë është nëna e një vajze të vogël, të cilën ka vendosur ta quajë Adia.


Etiketa:

Pas