Çifti Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson së shpejti do të bëhen prindër.
Ata së fundmi kanë realizuar disa fotografi tejet të veçanta, në studion e fotografes Sasha Samsonova.
33-vjeçarja vendosi që këto fotografi të shtatzënisë t’i ndajë me fansat në website-in e saj zyrtar.
“Të jesh shtatzënë ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja”, shkruan ajo.
“E di që unë do të humbas peshë pasi të sjell në jetë foshnjen, kështu që gjithmonë mund të shikoj prapa në kohë përmes fotografive”, ka shtuar Kardashian.
Bukuroshja në disa prej pozave shfaqet mjaft sensuale, e veshur vetëm me të brendshme në të zeza.