Aktualitet

Në ndeshjen Gramshi-Ada plas grushti, futbollisti shoqërohet në polici pasi goditi gjyqtarin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:28 - 04/07/20 |
mapo.al

Një sherr ka ndodhur gjatë ndeshjes Gramshi- Ada ku futbollisti i ekipit mik ka goditur gjyqtarin pasi ky i fundit akordoi një penallti në favor të ekipit pritës.


Gramshi shpartalloi 4-0 Adën në këtë ndeshje dhe gjatë lojës në pjesën e dytë 29- vjeçari V.P, goditi gjyqtarin e ndeshjes B.L, nga Lezha.


NJOFTIMI NGA POLICIA


Gramsh/ Informacion paraprak


Në stadiumin e qytetit të Gramshit në pjesën e dytë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi -Ada, futbollisti i skuadrës “Ades”, shtetasi V.P., 29 vjeç, banues në Velipojë, ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes shtetasinB.L., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi lojtari nuk ka qënë dakortë për ekzekutimin të një penalltie .

Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale.



CLOSE
CLOSE
Pas