Moderatorja Eva Murati ka folur së fundmi për angazhimin e saj në televizion dhe kinematografi. E ftuar në emisionin e pasdites “Ftesë në Pesë”, Eva u ndal në një moment edhe tek abuzimi që portalet bëjnë me titujt e lajmeve, në mënyrë që të përftojnë sa më shumë klikime.
Duke marrë si shembull emrin dhe jetën e saj personale, moderatorja Bieta Sulo nuk ngurroi ta pyeste për praninë e një mashkulli. E sikletosur, Eva nuk preferoi të jepte një përgjigje konkrete. “Jam e lumtur. Kaq mund të them”- u shpreh moderatorja duke qeshur.
Risjellim në vëmendje se Eva Murati është përfolur prej kohësh për lidhjen e saj të dashurisë me djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, si dhe për ndarjen e tyre.