Aktorja e njohur e serialeve spanjolle, Silvia Navarro është komentuar gjerësisht për një lidhje brenda së njëjtës gjini, për shkak të një postimi që u keqinterpretua nga mediat. Ajo duket se ka vendosur të reagojë, po përmes të njëjtës fotografi të publikuar.
“Është shoqja ime, jo e dashura…por e dua. Kar, të kërkoj falje për skandalin. Dhe duajini të gjithë, për këtë kemi ardhur”-ka shkruar Silvia, duke bërë kështu të qartë që vajza me të cilën ka dalë në foto s’është veçse një mike e mirë, jo e dashura.
Risjellim në vëmendje se Silvia Navarro njihet nga teleshikuesit vendas për rolin e saj kryesor në filmin “Quando Seas Mia”, të mbledhëses së kafesë të quajtur Paloma.