Aktualitet

Në një lidhje me Joey Essex? Rita Ora shuan zërat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:22 - 14/03/20 |
mapo.al

Pas daljes së Rita Orës nga apartamenti i Joey, kanë qarkulluar fjalë sikur këngëtarja dhe aktori janë në një lidhje. Por këngëtarja ka preferuar t’i sqaroj gjërat duke thënë se është ‘e fiksuar ’me ish-yllin e “Towie” dhe e do mënyrën se si ai aktron dhe bisedon.







Në një intervistë në “Heart FM” Rita ka sqaruar se ata nuk janë asgjë më shumë se miq.





Unë e dua televizonin dhe unë i dua spektaklet. Njerëzit që më njohin, e dinë këtë për mua. Pavarësisht se ku jam në botë, gjërat që kam parë njerëzit që kam takuar, spektaklet televizive janë si gjëja më e afërt për zemrën time.Unë mendoj se më fiksojnë më shumë yjet e reality-TV, sesa njerëzit që takoj në realitet, sinqerisht për Zotin”, pohoi Rita.





Unë u fiksova me Joeyn dhe mënyrën se si ai aktron, bisedon dhe gjithçka, dhe isha një lloj si: ‘Unë duhet të rri me këtë djalë’ dhe fjalë për fjalë kjo ishte ajo, kjo ishte në fund të fundit dhe unë jam një person miqësor”, u shpreh këngëtarja shqiptare.

Përkundër thashethemeve me Joeyn, Rita tha se është plotësisht beqare dhe madje kjo citohet edhe në këngën e saj të re e cila titullohet “How to be lonely”, që e përkthyer në shqip do të thotë “Si të jesh i/e vetmuar”.

 

 

1


Etiketa: , ,

Pas