Një pretendim ku thuhej se shefi i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar që SHBA nuk mund të kontrollojë përhapjen e shpejtë të pandemisë është duke lënë në hije përpjekjen e furishme të Presidentit Donald Trump për të kthyer garën e tij të rizgjedhjes me Demokratin Joe Biden në tetë ditët e mbetura.
Pas kësaj deklarate, ekspertët mjekësorë u alarmuan pasi sipas tyre, mosrespektimi i masave anti-covid mund të kushtojë jetën e mijra njerëzve.
Edhe pse gjendja e pandemisë në SHBA konsiderohet tejet alarmante, Trump ka vijuar fushatat elektorale me deklarata që binin ndesh me pandeminë.
“Ne nuk do të kontrollojmë pandeminë,” tha shefi i Shtëpisë së Bardhë, Meadows Jake Tapper duke argumentuar se faktorët e duhur si terapitë dhe vaksinat duhet të jenë përparësia.
Akuza se Trump po vendos përparësitë e tij politike përpara detyrës të kujdesit për popullin amerikan vijnë ndërsa Presidenti planifikon një javë të furishme të tubimeve të mbushura që shkelin praktikën e distancimit shoqëror./CNN/
Përshtati: Mapo.al