Në pallatin e pandërtuar ende ku u plagos sot me armë zjarri biznesmeni Sino Llanaj, regjistrohet vdekja e një rojeje.
Gjashtë muaj më parë humbi jetën i identifikuari me inicialet N.B., 50 vjeç. Asokohe, dyshimet ishin se roja e objektit mund të kishte rënë nga lartësia.
Sot dyshohet se vdekja e tij mund të ketë lidhje me konfliktin e hershëm të biznesmenit Sino Llanaj dhe Albert Allmuça rreth një kompleksi i banimit që duhej të përfundonte brenda vitit 2019.
Objekti nuk është ndërtuar ende, dhe qytetarët që kanë parapaguar për hyrje vijojnë të jetojnë me qira.
Konflikti u agravua fillimisht të shtunën, me rrahjen barbare të biznesmenit Llanaj nga truprojat e Allmuçës.
Mësohet se dy ish-ortakët kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin prej një kohe të gjatë, lidhur me mënyrën se si i kanë shitur apartamentet e pallatit në fjalë. Dy biznesmenët shisnin nga dy herë hyrjet e pallatit.