Aktualitet

“Në pandemi s’mora mbështetje”, Vokshi: PD prioritet dyfishimin e të ardhurave














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:56 - 26/03/21 |
mapo.al

Biznesi i vogël është duke luftuar për mbijetësë. Eva Hodja në njësinë 9 i tregoi kordinatores politike të kësaj zone se nga qeveria dhe bashkia nuk pati asnjë mbështetje gjatë pandemisë, veç rëndimit me gjoba e taksa. Duke qene se kishte kaluar edhe covidin, zonja tregoi edhe mungesën e shtetit gjatë kurimit.






“Kam 30 vjet që punoj paguaj të gjitha siguracionet dhe nuk mora asnjë mbështetje nga shteti, asnjë rimbursim ilaçesh. Kursimet e jetës që kisha i zerova se u trajtova në privat.”– tha Eva, e cila vuri në dukjen rënien drastike të konsumit nga njerëzit. Ajo i tregoi kandidates për deputete të PD, Albana Vokshit fletoret me listat e borxheve të klientëve.


“Njerëzit janë të papunë nuk konsumojnë ka rënë fare ekonomia dhe ato që kishin mënjanë I shpenzuan me Covid. Nga ana tjetër detyrimet shtohen, faturat e ujit dritave rriten në mënyrë të papërballueshme dhe mezi paguajmë dhe qiranë “– tha e zonja dyqanit.

Lexo edhe :  Denoncimi i Albana Vokshit: Mësuesit shtesë për zgjedhje në Fier, pa rroga




“Kudo që shkoj në bizneset e vogla shoh vetëm krizë dhe lista e fletore që shtohen. Më thonë shitësit se njerëzit marrin nga një kokërr perime dhe frut se nuk ia dalin dot.



Me programin e PD biznesi i vogël do të paguajë vetëm 1 taksë dhe ajo do të jetë e ulët, sa një e treta e asaj që paguani. Të ardhurat që do të fitoni do t’i menaxhoni ju, nuk ka pse t’i grabisë Tirja e qeverisë dhe Tirja e bashkisë. Ju keni në dorë ndryshimin, të ardhmen e fëmijëve” – u shpreh Vokshi.



1


Etiketa: ,

Pas