Deputeti Andi Përmeti, i cili po përballet me Covid-19 në një nga spitalet e Turqisë, ka bërë një dedikim mjaft prekës për të birin në një vjetorin e tij të lindjes.
Në një postim në “Facebook”, Përmeti i kërkon ndjesë për mungesën në këtë ditë të shënuar, ndërkohë që tregon se ai ka qenë edhe motivi kryesor për të luftuar dita ditës me virusin e rrezikshëm.
Postimi i deputetit Andi Përmeti në “Facebook”:
Një ndjesë dhe një falenderim! Ndjesë bir që nuk ia dola dot të jem me ty sot për 1-vjetorin tënd, pavarësisht se çdo ditë në reanimacion mendimi që ti do të ishe në krahët e mia, më jepte forcë dhe guxim për të vazhduar përpara.
Por sot bir, trishtimin e të qenit larg teje në këtë ditë, ma mbyt gëzimi i fitimit të një beteje që në nisje u konsiderua praktikisht e humbur. Një fitore për të cilën i jam falenderues dhe mirënjohës Zotit, i cili më dha mundësinë që në ditët në vazhdim ti të jesh përherë në krahët e mia. Gëzuar Abriel! U bëfsh 100 vjec!”