fbpx

Aktualitet

Në plazh dhe me macen, Meta: Pasionet e mia dhe roli i këshilltarëve





               Publikuar në : 10:38 - 02/11/19 |
mapo.al

Në intervistën ekskluzive për gazetën Mapo, Presidenti Ilir Meta është përgjigjur edhe për postimet “sportive” në Facebook, sidomos gjatë sezonit të plazhit. Kanë rënë në sy, fotot e tij me aktorë, po edhe ato ku mban një mace në duar. Sigurisht, Meta ka dashur gjithnjë të përcjellë mesazhe, teksa tensioni politik ishte në kulm.


“Asnjëherë mos prisni nga unë që në sezonin e plazhit të shëtis buzë detit me kostum e kollare, për t’u dukur si shtetar. Në jetën e përditshme dhe në kohën e lirë jam i thjeshtë si të gjithë qytetarët e tjerë. Sjelljen prej shtetari e tregoj përmes detyrës që kryej. Kënaqësi për mua që në kohën e lirë të shoqërohem me aktorë humori dhe artistë, gazetarë dhe sportistë, por dhe njerëz të thjeshtë kudo në bregdet dhe sidomos në malet e Shqipërisë. Megjithatë kam qenë modest në postimet e mia pasi po të shikoni postimet e shumë figurave të tjera dhe Presidentëve të ndryshëm të botës, do ju binte të fikët”.



I pyetur nëse këshilltarët e tij janë dakort me këto dhe a ndikojnë tek ai, Meta shprehet:

“Kam këshilltarë dhe njerëz të afërt të cilëve u marr mendime për çështje të ndryshme në raport me punën dhe përgjegjësitë që ka institucioni i Presidentit të Republikës, por pa u lejuar të më ndërhyjnë në raportet e mia me macen time të dashur Sasha apo në “dashurinë” time më të fundit Celtic FC”.



Etiketa: , , , , ,

Pas