Kronika

Në polici se i vuri zjarrin ullishtes, gruaja nga Lushnja i jep fund jetës sa kthehet në shtëpi







               Publikuar në : 17:37 - 28/09/18 |
mapo.al

Dallëndyshe Blliku është gruaja nga fshati Garunjas i Lushnjes, e cila i vuri flakën disa shkurreve që kishte prerë pranë me tokën e saj, por që kurrë nuk e mendoi se zjarri do të merrte përmasa të mëdha e do të përfshinte disa ullinj në tokat e fqinjëve.


Dallëndyshja është shoqëruar në komisariatin e policisë për këtë veprim që ka bërë, por pasi është kthyer në banesë, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:30, i ka dhënë fund jetës.

Ajo është lënë në gjendje të lirë, pasi ka pranuar autorësinë e nisjes së ngjarjes, por gjendja e saj psikologjike, e shkaktuar nga turpi që mund të kalojë një grua e shoqëruar në komisariat, ka bërë që 55-vjeçarja të marrë vendimin e rëndë për jetën e saj.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas