Altina Xhoxhaj me gjasë nuk do ta kalojë vetingun. Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese është paraqitur sot pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me avokate, që do të thotë se shpjegimi i të ardhurave të saj nuk do të ishte aq i thjeshtë.
Deri më tash, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka nxjerrë mospërputhje në deklarim për burimin e parave, mungesë të ardhurash për blerjen e një apartamenti 109 metra katrorë me vlerë 60 mijë euro, probleme me një truall që ka në Gjirin e Lalzit, si dhe hyrje daljet në SHBA.
Gjatë seancës është mësuar se Xhoxhaj ka familjen e saj në SHBA, praktikisht fëmijët dhe bashkëshortin e saj Arben Idrizin, një emër ky jo i panjohur për politikën, dhe që po lakohet sërish, kësaj here, në shqyrtimin e pasurisë së Altina Xhoxhajt.
Vetë Xhoxhaj u shpreh gjatë seancës se anëtarët e KPK-së e kidhin lexuar keq ligjin, ndërsa për mediat nuk pranoi të komentonte.
Përpos një karriere të gjatë në gjyqësor dhe fushën akademike, Xhoxhaj ka pasur përplasjet e veta sigurisht jo direkte me mazhorancën aktuale.
Pak vite më parë, Altina Xhoxhaj u detyrua të japë dorëheqjen nga trupi gjykues i Gjykatës Kushtetuese, me kërkesë të Kuvendit, kur do të shqyrtohej ankesa e ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, për shkarkimin nga ana e mazhorancës aktuale të ish-kreut të ILDKP-s Zana Xhuka.
Asokohe, mazhoranca kërkoi dorëheqjen e Xhoxhajt nga shqyrtimi i kërkesës, pasi ajo ishte bashkëshortja e Sekretarit të Përgjithshëm të Nishanit, në atë kohë, President i Republikës. Xhoxhaj e pranoi kërkesën, ndryshe nga Vladimir Kristo edhe ky i fundit në konflikt interesi pasi kishte të birin që i punonte në Presidencë, për Bujar Nishanin.
A tu bofsha o veting. U pastrua qyteti dhe nga nje bajge. Kjo plera e kushtetueses kur ishte gjykatse e gjykates Tirane nuk bote gjyq pa leke. I ka rrjepe ish pronaret. Deri edhe nenave me femije te vegjel qe kerkonin pension ushqimor nga burrat e ndare iu merrte leke. Nese ka gjykatse te korruptuar kjo eshte nishi. Babai i saj Seiti ka qene oficer i Enver Hoxhes dhe fiks kete ne 92 Berisha e beri gjykats se ja kerkoi Gazedede. Seitin e ngriten gjykates ne apel kur denoi Maks Haxhine. Ne apel as ky nuk bote gjyq pa leke. Si i ati edhe e bija. Xhaxhai i saj Perparimi, vellai i Seitit ne kohen e monizmit ka qene shef sigurimi te shtetit ne Shkoder ku marre ne qafe qindra shkodrane. Burrin kesaj e mori Nishani president, si kshilltar. Tani kjo Altina ka siguru edhe grinkarten amerikane dhe tallet si te doje. Po grumbullonte leke pa hesap per te jetu ne Amerike. Sot bertet kunder vetingut. Vetem burgu i lan hesapet me keta hajdute.
O bajge, por gjithe diten e naten e diten prape vazhdon nxjerr vetem jashteqitje nga goja. Po paske nevoje edhe per trapiant te zorreve qe te qenkan kalbur nga bajgat brenda, krahas trapiantit te trurit.
O gazetare pa shtylle kurrizore qe lepini gjithmone ate qe keta qeveritare te korruptuar ju nxjerrin ne pjate, pse nuk tregoheni objektive? Pse nuk jepni dhe fjalen e avokates qe i justifikon te gjitha ato qe ai mender KPK brockollit. Pse synoni te hidhni balte mbi njerezit e ndershem. Keni filluar gjuetine e shtrigave por ne koken tuaj e pesofshi.