Politika

U vendosën në pranga 13 shqiptarë, Sandër Lleshaj: Operacioni vazhdon…







               Publikuar në : 15:59 - 12/02/19 |
mapo.al

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përgëzuar policinë shqiptare dhe atë italiane, pas finalizimit të operacionit të përbashkët ku u shkatërruan 4 grupe kriminale dhe u vendosën në pranga 13 shqiptarë.


Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Lleshaj e ka cilësuar si një tjetër goditje të rëndësishme për krimin e organizuar ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

“Finalizimi i operacionit të përbashkët mes policive të 2 vendeve, një provë tjetër e qartë e vullnetit dhe e kapaciteteve për çmontimin e krimit të organizuar. Operacioni vazhdon…”, ka shkruar më tej ministri i Brendshëm.

Personat e arrestuar janë të akuzuar për krijimin e organizatave kriminale në trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe municioneve nga Shqipëria në Itali dhe vende të tjera. Në operacionin që është finalizuar pak ditë pas vizitës në Shqipëri të prokurorit të Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho, u angazhuan mbi 100 efektivë.

Postimi i Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas