Shërbimi i Çështjeve të Brendshme ka arrestuar mesditën e sotme shefin e Policisë Kriminale në Elbasan, Abaz Lala.
Bashkë me të është pezulluar edhe inspektori Fatjon Susaj, nënkomisar.
Lala u arrestua pas urdhrit të dhënë nga Gjykata e Elbasanit.
Lala është arrestuar pas një hetimi katërmujor dhe akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar përkatësisht nga nenet 259 dhe 248 të Kodit Penal.
Punonjësi i policisë Abaz Lala, duke keqpërdorur atributet që i jepte detyra, kundrejt shpërblimeve në shumë të konsiderueshme parash, në mënyrë të vazhdueshme njoftonte subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin e lojrave të fatit në mënyrë të kundraligjshme, në lidhje me operacionet sekrete që Komisariati i Policisë Elbasan, në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese, zhvillonin për evidentimin dhe kontrollin e ambjenteve dhe lokaleve që ushtronin këtë aktivitet.
Përveç sa më sipër, ky punonjës policie menaxhonte disa pika ku zhvilloheshin aktivitete të kundraligjshme të lojrave të fatit.
Ky duket si nje tutor kurvash Jo funksionar shteti.Po gjith administrata si ky jane,Po ndoshta ka qene i djathte,se nje bicim Jane te gjithe punonjesit e shtetit (shqiptar)