Në këto momente vazhdon hyrja e delegatëve për kuvendin e thirrur nga disa delegatë dhe mbështetës të zotit Sali Berisha.
Po raportohet live nunërimi i delegatëve, numër i cili ka kaluar 4700.
Ndërkohë ish Kryeministri Sali Berisha akoma nuk ka shkuar në ambjentet e stadiumit Air Albania.
Raportohet që ai nuk është nisur nga banesa e tij, makina që do ta shoqërojë shihet e parkuar aty.
Ndërkohë shihen të mbërrijnë disa nga figurat e PD si Agron Shehaj, Bujar Nishani, ish deputetja Albina Deda, Flamur Noka, etj.
Më herët Berisha ka përsëritur thirrjen e tij për pjesëmarrjen masive në kuvend:
“Sot ne ora 10:00 ne Arena Air Albania mbahet Kuvendi i ri-themelimit te PD-se. Rikujtim: TE GJITHE anetaret mund te vijne, delegatet do te kene hyrjen e vecante dhe anetaret e simpatizantet hyrjen e tyre.”