Aktualitet

Në pritje të vendimit për Saimir Tahirin, 3 gjyqtarët që po vendosin






               Publikuar në : 16:57 - 19/09/19 |
mapo.alm

Saimir Tahiri ishte i pari që mbërriti në Gjykatën e Krimeve të Rënda, që të mësonte vendimin e trupës gjyqësore. U paralajmërua se vendimi do të jepej në orën 16:00, por gjykata ka marrë më shumë kohë për të dhënë verdiktin përfundimtar.


Tre gjyqtarët që do vendosin “fatin” e Tahirit janë: Flora Hajdredinaj, Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka.



Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Saimir Tahirin, që me gjykimin e shkurtuar përkthehen në 8 vite. Ish-ministri i Brendshëm akuzohet për “Trafik Narkotikësh”, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.

Para se të dalë vendimi kanë qarkulluar informacione se Saimir Tahiri do dënohet vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe për dy akuzat e tjera do shpallet i pafajshëm. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi përfundimtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas