Një ngjarje e rëndë ndodhi pak më parë pranë Gjykatës së Tiranës. Një person hyri në lokal duke qëlluar 4 deri në 5 herë me armë zjarri ndaj Kudret Saliajt, i cili ishte duke konsumuar kafe me avokatin Adriatik Cama.
Ky i fundit mbeti i plagosur, ndërsa Saliaj ndërroi jetë në vend. Mësohet se Kudret Saliaj është ekzekutuar nga ish-vjehrri i tij Nexhip Picari. Saliaj ishte në proces divorci me bashkëshorten, vajzën e Picarit, dhe ndodhej pranë Gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin Cama.
Avokati dhe ish-prokurori Cama i çështjes së 21 janarit, ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Cama ndodhet aktualisht në spital duke iu nënshtruar një operacioni.
Policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit Nexhip Picari ndërsa ka shoqëruar edhe një të mitur. MAPO sjell pamje të momentit kur shoqërohet nga policia ky i fundit.
LEXO EDHE:
Vrasja në mes të Tiranës, kaos dhe panik në kryeqytet (VIDEO)