Aktualitet

Në Qershor rikthehet Mesi, rinis La liga





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:38 - 04/05/20 |
mapo.al

Drejtuesit e La Ligës në Spanjë, synojnë të rinisin në Qershor, kampionatin e ndërprerë prej pandemisë së koronavirusit.


Klubet pritet të rikthehen në stërvitje këtë javë, bën të ditur BBC. Lojtarët do të stërviten në mënyrë individuale, siç janë rregullat e parashikuara nga autoritetet sportive dhe ato shëndetësore.


Megjithatë, lojtarët do t’i nënshtrohen testeve, para se të shkelin në fushë. Futbolli në Spanjë u ndërpre pa afat, në Mars.


Janë miratuar protokolle të rrepta që do të garantojnë sigurinë dhe shëndetin. Do të nisë stërvitja individuale, më tej me grupe të vogla, derisa të ushtrohet e gjithë skuadra.


Kjo fazë do të shkojë 4 javë. Kanë mbetur edhe 11 ndeshje për t’u lujatur në kampionatin spanjoll, teksa Barcelona kryeson tabelën me 2 pikë më shumë se Real Madrid.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas