ShowBizz

Në rast divorci, ja çfarë përfiton Melania nga Donald Trump








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:21 - 17/11/20 |
mapo.al

Joe Diden u zgjodh presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mposhtur kështu Donald Trump.



Përveç humbjes së zgjedhjeve, duket se Trump po humb edhe në jetën private.


Mediat e huaja kanë bërë të ditur se bashkëshortja e tij Melania është gati për divorcin.



50-vjeçarja është duke bërë gati stafin juridik për të nisur procedurat dhe mësohet se ajo do të kërkojë që djali i tyre 14-vjeçar të marrë një pjesë të barabartë të pasurisë së Trump.



Melania dhe Trump kanë pasur prej kohësh probleme në martesën e tyre, mirëpo e vetmja arsye që ajo nuk kishte kërkuar divorcin ishte në mënyrë që të mos ndikonte negativisht gjatë zgjedhjeve për president.


Sipas “The Sun”, kjo do të jetë Krishtlindja e fundit e çiftit Trump, për t’u larguar më pas nga rezidenca presidenciale.

Në fund të mandatit të tij, më 20 janar 2021, Melania do t’i kërkojë divorcin Trump-it.

Lexo edhe :  Dhuna në Kongres, qyteti i New York-ut anulon kontratat me kompanitë e Trump

“The Sun” ka bërë gjithashtu të ditur se Melania përfiton një shumë prej 50 milion dollarësh dhe kujdestarinë e djalit të tyre 14 vjeç.

Përveç këtyre, nënë e bir do të marrin një vendbanim dhe një shtëpi ushqimi, përveç të ardhurave për ushqimin e Barron.

Melania dhe donald Trump janë të martuar prej 15 vitesh.

Gruaja e tij e parë ishte Ivana, martesa me të cilën zgjati 15 vite, nga 1977 deri në 1992.

Ajo raportohet që të ketë marrë 25 milion dollarë nga divorci, një vilë në Connecticut dhe një apartament në New York.

Trump e tradhtoi Ivanën me Marla Maples më të cilën u martua në vitin 1993, ndërsa u ndanë pas 6 vitesh martesë.

Ajo gjithashtu mori një paketë të madhe divorci, por do të jetë Melania ajo që do të marrë pjesën më të konsiderueshme.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas