ShowBizz

Në regjim strikt shtrati prej një muaji, Chrissy Teigan komunikon mes lotësh humbjen e foshnjes








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:02 - 01/10/20 |
mapo.al

Modelja e njohur Chrissy Teigan dhe këngëtari John Legend kanë humbur fëmijën e tyre të tretë. Pas shumë komplikacioneve me shtatzëninë, Chrissy nuk arriti dot ta sillte në jetë vogëlushin.


“Duke shkuar në shtëpi pa fëmijë. Si mund të jetë kjo e vërtetë?”-shkroi modelja në Twitter. Ndërsa në një postim në “Instagram”, mbi një foto bardhë e zi, ku duket me lot në sy, Chrissy u shpreh se tronditja është e madhe.




Çifti duket se kishte vendosur ta quanin djalin e tyre “Jack”. “Jack u mundua kaq shumë që të ishte pjesë e familjes sonë… Dhe ai do të jetë, përgjithmonë. Për Jackun tonë të vogël, do të të duam gjithmonë”, shkroi sërish Chrissy duke shtuar se ditët nuk mund të kenë gjithmonë diell.


Risjellim në vëmendje se Chrissy dhe John kanë një vajzë 4-vjeçare, Lana Simone dhe djalin 2 vjeç, Miles Theodore.


LEXO EDHE:

Dy tranfuzione gjaku, Chrissy Teigen tregon vështirësitë e shtatzënisë së tretë (Video)


Etiketa: ,

Pas