Skaneri në spitalin “Shefqet Ndroqi” ka dalë jashtë funksionit, në një kohë kur shifrat e të infektuarve me Covid-19 janë në rritje.
Lajmi bëhet i ditur nga News24. Dyshohet se defekti që ka pësuar skaneri vjen si pasojë e mbingarkesës.
Aktualisht në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Covid-2, po trajtohen 160 të sëmurë të cilët sikundër raportohet po dërgohen momentalisht në Infektiv për kontrolle.
Risjellim në vëmendje se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 901 raste të reja me Covid-19, si dhe 11 viktima. Aktualisht në 4 spitalet Covid po trajtohen 287 pacientë, 20 në terapi intensive, prej tyre 4 në intubim.
1
Etiketa: COVID 2, paciente me Covid-19, skaneri