Sociale

Në sa vende mund të lëvizim pa viza, ku renditet pasaporta shqiptare









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:53 - 27/03/19 |
mapo.al

Vendi ynë ka arritur një përmirësim në lidhje me lëvizjen së lirë të qytetarëve pa viza.



Këtë e konfirmon edhe raporti i fundit i “Hanley&Partner” i cili e rendit Shqipërinë në vend të 48, sa i takon pasaportave më të fuqishme në botë. Ndërkohë, në indeksin e publikuar në muajin janar Shqipëria listohej e 50-ta, me lëvizjen e qytetarëve pa viza drejt 115 vendeve.


Tashmë, qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm drejt 116 vendeve të huaja, pa pasur nevojë të ndjekin procedurat e marrjes së vizave.




“Shqipëria, për shembull, ka lëvizur deri në 28 vende në indeks gjatë dhjetë viteve të fundit, ku qytetarët mund të lëvizin në 116 destinacione pa vizë paraprake”, thuhet në njoftimin zyrtar të ‘Hanley.’



Në kontinentin europian pasaporta gjermane mbetet dokumenti më i fuqishëm i udhëtimit, ku shtetasit gjermanë mund të lëvizin pa viza drejt 188 vendeve.

Lexo edhe :  "Nisëm reforma me vizion" - Rama: Komunizmi, arsyeja kryesore e emigrimit masiv

Ndërsa, Japonia, Koreja e Jugut dhe Singapori vijojnë të kryesojnë listën si vendet me pasaportat më të fuqishme në botë, duke ndarë mes tyre vendin e parë. Mbajtësit e pasaportës së secilit nga këto tre vende mund të vizitojnë 189 shtete pa pasur nevojë për vizë.

Nga ana tjetër, vendi europian me pasaportën më ‘të dobët’ është Kosova, e cila renditen në vend të 95, ku qytetarët mund të lëvizin lirshëm vetëm drejt 43 vendeve.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas