Bota

Në sherr për Tirolin; Austria premton pasaporta. Italia kundërshton






               Publikuar në : 15:33 - 18/10/18 |
mapo.al

Tiroli jugor është kthyer në arsyen e një përplasjeje diplomatike mes Italisë dhe Austrisë: qeveria austriake e koalicionit, që përfshin dhe partitë e lirisë së ekstremit të djathtë e pati zemëruar kohë më parë Romën zyrtare me planet e saj për t’i ofruar nënshtetësi austriake banorëve të provincës më të pasur në Itali.


Tani që Tiroli jugor mban zgjedhjet për parlamentin e ri rajonal, tema e nënshtetësisë rikthehet në vëmendje, madje propozimi është zgjeruar duke prekur edhe gjermanofolësit. Çështja e pasaportës nuk është theksuar në fletën e votimit, megjithatë mbetet e pranishme.



Kritikët druhen se oferta e shtetësisë austriake mund të krijojë përçarje në një territor të konsideruar model të bashkëjetesës paqësore mes grupeve që flasin gjuhë të ndryshme.

Po çfarë mendojnë banorët vetë? Për ish-punonjësin e bankës tashmë të dalë në pension, Rene, nënshtetësia austriake do të ishte një ëndërr e bërë realitet.

“Ne nuk kemi asnjë lidhje me Italinë. Kjo do të na kthente në vendin të cilit i përkasim, në tokën tonë austriake”, shprehet ai.

Kandidati i partisë së popullit në Tirolin Jugor, Arno Kompatscher, mendon se shumica e njerëzve janë të kënaqur me “status quo-ne”, ndërsa Sven Knoll, i partisë lirisë që mbështet idenë e shkëputjes ndan bindjen se ka një shumicë politike në favor të dyshtetësisë, e cila i kapërcen linjat partiake.

Guenther Pallaver, profesor i shkencave politike në Universitetin e Innsbruck-ut, është skeptik.

“Pa propozime konkrete në tryezë dhe pa sondazhe zyrtare opinioni, besoj se ky debat ka për të avulluar shumë shpejt pas votimeve të së dielës”,- shprehet Pallaver.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas