Aktualitet

“Në shijet e mia”/ Agron Duka: Bashës i jap notën 10 si politikan





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:36 - 24/06/20 |
mapo.al

I ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në RTV Ora, kreu PAA-së, Agron Duka tha se Bashës si politikan i vë notën 10. Më tej, ai tha se Basha ka pasur përkrahje dhe nga ndërkombëtarët.


“Mua nuk më pëlqejnë politikanët që çirren dhe shajnë. Për shijet e mia është ky politikan që më duket më politikan i mirë. Nota ime për Bashën është 10. Basha ka dalë, mund t’i thuash dyqanxhi ose biznesmen, por është duke shpalosur programin e tij ekonomik.


Po flet për taksa dhe për ndihmesën në bujqësi. Basha ka pasur edhe një përkrahje nga ndërkombëtarët. Edhe me djegien e mandateve Basha tërhoqi vëmendjen e ndërkombëtarëve që këtu ka një njeri autoritar dhe janë vjedhur zgjedhjet.”-tha Duka.




Etiketa: , ,

Pas