Vrasjet në Shkodër e Vlorë, gazetari Hoxha: Janë profesionistë

Ditët dhe javët e fundit janë ngarkuar me ngjarje kriminale. Shkodra, por edhe qytete të tjerë janë nën peshën e frikës nga aktet kriminale. Pa u shuar ende jehona e vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku, humbet jetën pas një atentati edhe një i afërm i tij Fatos Ferracaku. Duket që ngjarjet nuk janë as rastësore as të pa menduara, por autorët janë anonimë. Megjithëse policia kreu një valë arrestimesh në Shkodër, vala e krimit nuk po ndal dhe po regjistrohen viktima të tjera.

Për të folur mbi këtë situatë dhe për të bërë një pasqyrim dhe analizë të detajuar të asaj që po ndodh në terren në studion e “Top Talk” ka qenë i ftuar gazetari Artan Hoxha, i cili vlerëson se ekzekutorët janë vrasës profesionistë.



“Krimi ka një axhendë të vetën. Ngjarja e djeshme, e riktheu vëmendjen tek Shkodra në pamje të parë për arsye banale. Së pari, vritet një person pa precedentë penalë, së dyti mënyra se si veprojnë ekzekutorët janë profesionistë. Janë disa ngjarje në Shkodër që tregojnë se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë”,- u shpreh ai.

Më tej Artan Hoxha u pyet edhe për situatën në qytetin bregdetar të Vlorës, ku bota e krimit duket se edhe atje po vendos kufijtë e saj. “Në Shkodër kemi një të “mirë”, po i gjejmë kufomat. Në Vlorë, s’po i gjejmë as trupat. Janë 16 persona të zhdukur në Vlorë në dy vitet e fundit. Nuk dimë fatin e tyre. Pa një kufomë, nuk ka një hetim për vrasje. Hetimet për këta persona po zhvillohen për largim nga banesa”,- u shpreh Artan Hoxha.

Sipas tij, grupe kriminale që kanë përplasje me njëra-tjetrën, e kanë shumicën e aktiviteteve jashtë Shqipërisë. “Këto lloj përplasjesh mos mendoni se mbarojnë kollaj. qëllimi i tyre është zgjerimi i territorit. Ata nuk godasin dot njëri-tjetrin, por godasin ata persona që besojnë se do u shërbejnë”,- tha ai.

Përballë kësaj situate, pyetja që vjen natyrshëm edhe pse retorike është: Kush e ka radhën tani?! E Hoxha përgjigjet: “Është një pyetje që bëhet vazhdimisht në Shqipëri, kjo sepse asnjëherë nuk u shkohet deri në fund të hetimit. Për goditjen e grupit “Bajri”, efektivët e policisë nuk ishin nga Shkodra, por nga Tirana. Policia lokale e ka të pamundur të luftojë ndaj krimit, qoftë edhe për shkak të korrupsionit brenda radhës së tyre”.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252