Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Me ryshfet në Ministri”/ Interesat e Ndraghetës për biznes në Shqipëri

by mapo.al
22/01/2021
in Kronika, Kryesore
0

Zbardhen detaje të reja nga mega-operacioni i antimafies italiane të Katanzaros, ku u shkatërrua një grup i Ndragheta-s. Dosja hetimore në ngarkim të grupit kriminal është mbi 1 mijë  faqe.

Gjatw këtij operacioni u arrestuan 50 persona, mes tyre edhe 7 shqiptarë të cilët akuzohen si pjesë e kësaj skeme.

Mes personave të vënë në pranga është dhe një ish-pjesëtar i Guardia di Finanza italiane që në dosje thuhet se kishte lidhje me elementë shqiptarë e me njohje e interesa në Tiranë. Gjithashtu, nga dosja zbulohet se janë nën hetim disa politikanë kalabrezë me interesa sipërmarrje në Shqipëri si dhe europarlamentari, Lorenzo Cesa.

Lorenzo Cesa, sipas tyre: “mund të shfrytëzohej për të vendosur lidhje në Shqipërinë për aferat e tyre…”

Në dosje janë mbishume dialogje nga përgjimet ambientale e telefonike të eksponentëve të klaneve mafioze të Ndranghetas kalabreze si; “Grande Aracri”, “Arena”, “Buonaventura” e Aracri”, që veprojnë në Crotone, Isola Capo Rizzo, e Cutro, si dhe sipërmarrës, politikanë, profesionistë e funksionarë publikë.

Nëntenenti i Guardia di Finanza që kryente lidhjet e Princit me Shqipërinë
Sipas dosjes hetimore besohet se në krye të këtij grupimi kriminal qëndronte sipërmarrësi kalabrez Antonio Gallo i njohur me nofkën “Princi”, me lidhje të ngushta me të gjithë bosët mafiozë kalabreze, dhe i devotshëm në aferat kriminale të Ndranghetas, me investime në Shqipëri.

Në dokumente zbardhet se nëntenenti i Guardia di Finanza Ercole D’Alesandro, tashmë në pension, i shërbente sipërmarrësit Antonio Gallo me informacione mbi operacionet e policisë italiane, e hetimet e Antimafias duke siguruar një vend pune për djalin e tij në një kompani që Antonio Gallo kishte hapur në Shqipëri.

Ish-nëntenenti i Guadia di Finanza premtonte të gjente çelësat e duhur pranë ministrive shqiptare e Administratës Publike me qëllin hapjen e aktiviteteve sipërmarrëse.

Aktiviteti sipëmarrës në Shqipëri u interesonte dhe politikanëve e funsionarëve kalabrezë Tomaso Brutto e Saverio Brutto, babë e bir.

Tomaso Brutto është këshilltar në komunën e Cattanzaros e Saverio Brutto këshilltar në komunë Simeri Crichi në provincën e Katanzaros.

Tomaso e Saverio Brutto po përpiqeshin të hapnin në Shqipëri një sipërmarrje tip Brico për tregtimin e matarialeve për parandalimin e aksidenteve me aksione të barabarta mes tyre po që shuma fillestare e investimit do të jepej e tëra nga Antonio Gallo.

Marrëveshja e tyre për investime në Shqipëri do të niste më 14 prill 2017 pas takimit të zhvilluar mes politikanit kalabrez Tomaso Brutto e funksionarit të Guardia di Finanza të Catanzaros, Ercole D’Alesandro.

Nga përgjimet e Antimafias, politikani italian Tomasso Brutto ndjehej i siguruar se në këtë aferë ishte ortak dhe financieri Ercole.

Në një tjetër përgjim të Antimafias, në takimin e dytë të zhvilluar mes tyre, më 24 prill 2017, ish-funksionari i Guardia di Finanza Ercole D’Alesandro siguronte se kishte lidhje të mirë me Shqipërinë, dhe se për të bërë biznes duhej paguar ryshfet.

“Duhet të paguash e të paguash një person të vetëm e në nivel Ministrie e vetëm tek njëri aman…” thotë ai në këtë bisedë.

Aktiviteti sipërmarrës i tyre në Shqipëri u inaugurua më 22 qershor 2017 e pikë referuese ishte djali i funksionarit të Guardia di Finanza Ercole D’Alesandro.

Në përgjimet e Guardia di Finanza zbardhet dhe emri i një tjetri eksponenti të lartë të politikës kalabreze, Francesco Talarico sekretar rajonal i Partisë UDC (Bashkimi demokristian) e këshilltar i bilancit në rajonin e Kalabrias.

Në një bisedë mes tij dhe financierit Ercole D’Alesandro, flitet për korrupsionin në Shqipëri.

“Korrupsioni është total” thonë në bisedat me njëri-tjetrin, “bëhet biznes pa tendera”.

Në biseda shfaqet dhe emri i eurodeputetit Lorenzo Cesa që sipas tyre “mund të shfrytëzohej për të vendosur lidhje në Shqipërinë për aferat e tyre… “mjaft që një ministri në Shqipëri t’i japësh…”

Pozicioni i europarlamentarit Lorenzo Cesa, krijon interesa të mëdha për të investuar në Shqipëri e kryesisht në sektorin e sistemit mjekësor, në klinika, spitale në tregtimin e instrumenteve mjekësore etj.

Investimet në Shqipëri ishin shtrirë dhe në sektorin e ndërtimit.

Tags: korrupsionministriNdraghetapergjimetShqipëri

JU SUGJEROJME

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
Aktualitet

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!

04/07/2022
Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë
Analizë

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

04/07/2022
REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
Aktualitet

REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës

04/07/2022
Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
Aktualitet

Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër

04/07/2022
Next Post
Shqipja nxjerr zbuluar Andin, i publikon audion: Nuk më intereson Tea…

Shqipja nxjerr zbuluar Andin, i publikon audion: Nuk më intereson Tea...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet
  • Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp
  • REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
  • Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In