Aktualitet

Në shtëpi me një grua, shqiptari zbret nga ballkoni me të mbathura, arrestohet






               Publikuar në : 16:57 - 31/08/19 |
mapo.al

Ka përfunduar në prangat e policisë italiane një shqiptar, i cili rezultonte emigrant klandestin, i dëbuar edhe më parë nga Italia, madje me precedentë penal.


Mediat italiane shkruajnë se 35-vjeçari shqiptar qendronte i fshehur në një banesë në Caserta, së bashku me një grua nga Ukraina.



Gjatë një kontrolli rutinë të policisë, ai ka tentuar të arratiset. Doli në ballkon dhe tentoi të zbriste me litar, vetëm me të mbathura dhe kanatiere.

Policia e ndoqi dhe bëri të mundur arrestimin e tij. Pasi u ndalua nga karabinieret, shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë publik, është dëbuar sërish nga shteti fqinj.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas