Aktualitet

Në shtetin ideal të Kryeministrit, ku edhe Presidenti ka kafshuar gjuhën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:04 - 26/03/20 |
mapo.al

Jemi mbyllur brenda si shejtani në shishe ! Qënka mallkimi vetë ky virus ! Pos halleve që na  vertiti persiper  ndjejmë mall për fjalimet e ministrave e të ministreshave ! Pale më per njëren që  na leçiste bejtat e Nolit plot trandje për të fshikulluar  zullumqaret  në tempull! Na ndau për se gjalli jeziti, plasja zo sytë ! Jeta jonë pa to e ta  është  një shkretetirë, një ranishtë plot shkurre e çufrra !  Pa ato zukama, pa atë emfazë, pa atë sqimë mendimi e dinjiteti pa atë demostrim dashurie ndaj liderit edhe kur ai i debon dhe u thotë “mu hiq syshë more firaun”  ndihesh i braktisur nga flladi që perkedhel kopshtin e Edenit !


Pastaj si lanet na gerryen meraku a kanë ndonjë lek menjanë për harxhe në kohë të errëta ?!  Zoti që i di punet e veta po kaq jetim na la pa të mbrothtat e të vyerat sentenca e persiatje të Opozites së re !  Bardhyl Londo në sallon duket si sulltan Bajaziti në kafaz, tek shfryn e gjemon ! Del në dritare po as zog as sorrë nuk pipetin , putiri i  duket  i  rëndë  sa  vetmia po në dorë e mban ama për sfidë ,  mermerit me vete kjo botë shkoi në esfel,  vetem poezia mbetet  !



Miku im hebre që nuk i thotë kujt shendet as per qejf e as për hall ka blerë kundragaz , pelerinë e çizme ushtrie e ashtu veshur  tebdil është rrasur brenda një fuçie në bodrumin e tij në Petrelë  ! I thonim ne të shkretet , harxho, prish, darovit, qeras, gezo e gezohu se po vjen ditë e gjykimit  po ai hiç, i dukeshim lakmitarë  e zhvates dhe për muaj të tërë behej erë  si rojtar i paeupur i milionave të tij  që i do si sytë ! Bernard Banushi ai që  rrugeve të Kryeqytetit shfaqej me shikim të vrenjtur mynxyrë e doren në alltinë dy grykeshe gati për të shtënë ndaj kujtëdo që llafe të liga nxirrte ndaj Lulzim Bashes është bërë firar ! Thonë që është fshehur në një senduk dhe që andejmi vrojton boten me dylbi e maraz ! Thashetheme janë se zor që një xheverxhili si ai një  pizeveng virus ti kallë datën si ne të tjerve !


Gojet e liga nuk hynë në karantinë ! Ditmir Bushati herë pas herë pyet Damian Gjiknurin e Ahmetajn  në telefon  në kanë  miell në magje për çilimiqerit e ndoca fasule ?   Ai po mendon të shkruajë një leter si Bushtlinjtë motit për   sulltanin kalif ,  të cilet ai i falte më pas ! Keshtu  ata ngarkuar me mall e gjë  me  mhyrin e pushtetit në gisht  ngjiteshin në Rozafat, gjerbnin salep e meditonin për misteret e Allahut kembëturqisht mbi postiqe ! Thuhet që çdo paragraf i asaj të deshperuar fillon me frazen “mu thafshin krahet si të zhgenjeva ty o drite e gaz i botes” e mbaron me “ me litarin që bleva me sestercet e tradhetisë po tundohem të lidh brenga e xhanit tim që digjet “ !

Një muaj më parë disa  shqipo  nopranë e trimoshë  rrëzë trageteve , ndanë  aeroportit  , në sokaqe e miletbahçe sokellinin me kercenime ndaj koronavirusit,prej të cilit jo vetem që nuk ndiheshin të frikur po ishin gati ti bënin nënën si hasmit  në mejdan ! Ndermend vinin si aromë jasemini, vargjet e Bajronit “të rreptë bijtë e Shqipes, kurrizin kush jua pa ndonjëherë” ! Të tjerë  mendjehollë  si petë lakrori  predikonin  raki ballë kazani, hudhra , djath me erë  e salcë kosi  e ferkim me lesh dhie  si terbiet ndaj çdo sulmi të pabesë virusal.

Po keshtu edhe Qeveria e cila e zë me qerre çdo të ligë, të gjithë ata që frigeshin, që kerkonin mbyllje kufijsh, linjash ajrore e detare perkohesisht me vendin fqinj, masa mbrojtese, potencializim të sistemit shendetësor leçiteshin si armiq të Kryeministrit që i di të gjitha, si cmirezinj e zemër katran që ndillnin ardhjen e korones për ikjen e Edit tonë pa të cilin jeta s’do të kishte më kuptim ! Tani ai po na thotë nami e gazepi sapo ja kanë behur mes nesh ! Loja me terrorin e panikut mund të mendojë ndonjë haram i papunë (tani janë shumë) është llogari politike që nese del me pak kosto ai do  të thotë ju shpetova unë, në daltë me shumë, ja u thashë u dola borxhit, nuk më degjuat  ! Po zor ta besosh se nuk bën nga keto , është esnaf i madh!

Tani virusi erdhi dhe ne ikem ! Mirë bëmë , trima  me tupe  e frikacakë me damkë ju nenshtruam arsyes ! U   strukem nxitimthi  kush nën lavaman, vetë futem nën shtrat  herë pas here,  kush në dollap të rrobave , kush nën jorgan ,   kush në biblioteke e cila në çdo shfaqje skype  të atyre që krypin mend   qysh do bënet  me këtë të uruar vatan , pervijohet madheshtore duke e demostruar librin e dijen si aleate të shoqërisë sonë në ditë të qametit ! Libra libra kudo libra , aferim more te uruar aferim , lexoni sa t’ju bëhen sytë filxhan !

Virusi krijoji shtetin e deshiruar nga Kryeministri thotë ndonjë  cinik teksa rrotullohet sa në bark po aq në shpinë mbi divan ndersa atij (Kryeministrit) po i del gjuha pas shpine tu u lutë dynjasë herë si Krishti e herë si Muhameti  rrëze hijes që leshon Binaja me libra në Surrel, me ja kercite vrapit për në shpi !  Dje doli vetë rrugeve si rrufe që shkon tuj diegë , iknin njerzia si kesulkuqja nga ujku! Nuk ka të dhëna që na nxjerin në atë shteg ku mund te shikosh e thuash se ky është mendimi i Mark  Markut!

Një shtet ideal për Kryeministrin , të cilin e kemi lodhur e plakur me gjynahet tona kapicë, ku të gjithë mbyllen, ku ai cakton orare hyrje daljeje, gjoba e ndeshkime, pa gazeta, me televizione që nuk bëjnë më debate politike,  me Presidentin i cili nga pikellimi që i shkakton pandemia ndryshon gjuhen duke e kafshuar , ku terma  “gruaja e Bilalit” të para një muaj duken të para një shekulli e  flet  për marshallah krejt si minister i qeverisë, si Ahmetaj apo Manastirliu ! Kjo vetem për unitet se asnjë pazar s’ka në horizont, se burrat tanë të shtetit nuk bëjnë nga ato, ata janë parimor e qelibar që për kauza bëhën fli , interesi personal për ta është një pesë me hiç ! Në altarin e atdheut ata qerratenj piqen në hell si cjeperit për festë  të pa lyer më yndyrë  !  Atyre mund tu besohet symbyllurazi !  Për gjykaten kushtetuese as për ndoca të tjera punë ska tregti në keto ditë qameti !

Hap televizorin dhe shoh që numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar 174, ditët bëhen gjithnjë e me të trishta por nese nuk mendojmë , nëse nuk reagojmë  madje nëse nuk gjejme forcen për të qeshur e bërë sarkazem me veten dhe të tjerët pos mushkerive  virusi na rrezikon trurin  nga mpirja e karantina e  të cilit fitojnë vetem demagoget dhe pandemia e tyre e gjatë ! Tani siç thotë Bodler “ është momenti për  tu “dehur”  ! Për të mos u bërë skllevër të martirizuar  të kohes, dehuni, dehuni gjithmonë me verë , me poezi, me virtyt, si të doni ….” ! Jemi në momentin e duhur për të marrë vendimin se me çfarë duhet të “dehemi” pas kesaj prove  që na keshillon që ta latojmë pak egoizmin tonë të përditshëm!/Marrë nga Panorama/


Etiketa:

Pas