ShowBizz

Në shtrat me Edmond Tupen: Në mëngjes vërtetoj qëndrimin gatitu, të…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:16 - 15/04/18 |
mapo.al

Është padiskutim një ndër mendjet më të ndritura të shoqërisë shqiptare, kësaj shoqërie që shumë kush e quan të hapur… por që pak kush pranon të flasë për tema tabu… Personazhi i sotëm nuk ka frikë të thyej tabu, madje ai është më profesionisti në këtë fushë. Profesori i njohur i gjuhës frënge, njëkohësisht autor i fjalorit të parë erotik të gjuhës shqipe, Prof. Edmond Tupja, ka vendosur të rrëfehet sot në Bluetooth në një formë vërtetë erotike. Përmes kësaj intervistë ju ftojmë të zbuloni se cilat janë ato gjeste qe e bezdisin Tupen gjatë kohës që është në shtrat, cili është koncepti i tij për shtratin, pozicionin që preferon zakonisht për të fjetur, dhe dëshirën e tij të cmendur për të fjetur lakuriq… Nëse mendoni se Tupja e ka lënë me kaq, lexoni intervistën më tej për të vërtetuar se po gaboni…






Sa kohë kalon zakonisht në krevat?
Rreth shtatë orë zakonisht.
Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë e kalon në gjumë?
Rreth gjashtë orë e gjysmë.
Preferon të flesh me pizhama, të brendshme apo lakuriq?
Lakuriq.
Çfarë bën tjetër në shtrat: ha lexon, sheh TV apo…?
Lexoj ose …
Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?
Në konceptin tim, shtrati është domosdoshmëri jetike.
Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?
Nga ana e zemrës.
Po kur je më të dashurën?
Nga ana e së dashurës.
Ju qëllon kur jeni me dikë në shtrat të flisni? Përse bisedoni zakonisht?
Po, për gjëra shumë konkrete, fizike, erotike.
Preferon të mbulohesh shumë apo pak?
Pak.
A flisni në telefon dhe bëni thashetheme apo biseda erotike? Çfarë?
Në shtrat nuk them fjalë në telefon as në celular, veproj në terren.
A të pëlqen të luash me jastëkë dhe çfarë lojërash bën zakonisht?
Nuk luaj me jastëkë, luaj me gjëra më interesante.
A të ndodh të zgjohesh shpesh gjatë natës dhe përse?
Jo.
Çfarë urreni më shumë në shtrat, kur jeni me dikë tjetër?
Heshtjen e duarve e të gjymtyrëve të tjera themelore.
Kur jeni vetëm ju ka ndodhur të zgjoheni duke shtrënguar jastëkun?
Jo.
Si do të ndiheshit nëse e dashura ju kthen kurrizin?
Ashtu siç ndihet ajo kur ia kthej unë.
Nëse je me një person të seksit të njëjtë dhe ju prek, si do të reagonit?
Do ta flakja nga shtrati me mirësjellje të paepur.
Kur shkon zakonisht për të fjetur, çfarë bën para se të shtrihesh?
Pasi laj dhëmbët, krihem para pasqyrës në gjysmëerrësirë.
Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?
Vërtetoj qëndrimin gatitu! Të gishtit tim të njëmbëdhjetë.
Çfarë nuk ju pëlqen kur jeni duke udhëtuar dhe flini në ndonjë hotel?
Zhurma e WC-së së klientes së dhomës ngjitur.
Ju ka ndodhur të zgjoheni në shtratin me një femër dhe të thoni; Kush është kjo?
Asnjëherë, fatkeqësisht.
Ku preferoni të flini përveç krevatit, në divan apo dhomën e prindërve?
Në divan nga e keqja. / GSH


1













Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas