ShowBizz

Në situata kompromentuese, Timberlake i kërkon gruas falje publike








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:23 - 05/12/19 |
mapo.al

Këngëtari dhe aktori i njohur Justin Timberlake ka reaguar pas fotografive të publikuara nëpër media, ku duket në situata mjaft kompromentuese me kolegen Alisha Wainright. Në një postim në rrjetin social “Instagram”, Justin ka bërë një sqarim publik, si dhe i ka kërkuar falje bashkëshortes dhe nënës së djalit të tij, Jessica Biel.


“Unë dua të qëndroj larg thashethemeve sa të mundem, por mendoj se është e rëndësishme të flas në lidhje me thashethemet e fundit që po lëndojnë njerëzit që dua. Piva shumë dhe më vjen keq për sjelljen time atë natë. Duhet të kisha treguar kujdes. Ky nuk është shembulli që dua t’i jap tim biri. I kërkoj falje gruas sime të mrekullueshme që e vendosa në një situatë kaq të sikletshme dhe do të përqëndrohem të jem bashkëshorti dhe babai që gjithmonë kam dashur të jem”-ka shkruar Justin Timberlake.


Timberlake u fotografua para pak ditësh nën shoqërinë e Wainright, duke i kapur dorën kësaj të fundit poshtë një tavoline. Risjellim në vëmendje se këngëtari i hitit “What Comes Around Comes Around”, është i martuar prej 7 vitesh me aktoren Jessica Biel.


Lexo edhe:


Justin Timberlake fotografohet me kolegen në situata kompromentuese



Etiketa: ,

Pas