Një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga biçikleta.
Policia thotë se, ngjarja ka ndodhur sot pasdite, kur “rreth orës 16:35, në Spitalin Rajonal Fieri, ka shkuar në gjëndje të rëndë shëndetësore shtetasi Laver Çela, 74 vjeç, banues në fshatin Ardenicë, Lushnjë, i cili është rrëzuar nga biçikleta dhe më pas kishte ndërruar jetë”.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.