Mapo Letrare

Në studion e piktores Xheneta Kadillari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:52 - 02/03/20 |
Nga Mark Simoni

Në studion e piktores Xheneta Kadillari


Gazeta MAPO donte të ishte më prezente në studion tuaj, që krijimet tuaja të kenë një raport njohje me admiruesit e pikturës.


Jam shume e nderuar kur mediat jane te interesuara per punen time artistike, por kjo ndodhe shumë rrallë ose vetem ateherë kur ju intereson atyre. Ne Shqiperi mungon shume kritika artistike, ka nje boshllek qe ekziston prej kohesh dhe qe ndjehet ne amulline e koncepteve rreth artit bashkekohore apo artit modern. Kritika ne shume raste behet nepermjet interesave klanore ose e imponuar nga vete artistet. Ne shume kritika artistike, kemi mungese te madhe sinqeriteti dhe si pasoje dhe keqinformime te artedashesve qe nuk dine se ku qendron vlera artistike e nje vepre arti. Nuk ka diferenca mes veprave medioker, amatore te kopjuara apo atyre profesionale me origjinalitet.


A mund të na prezantoni disa nga tendencat dhe karakteristikat, apo temat e veçanta që ka fondi juaj?


Ne radhe te pare dua te evidentoj, si nje moment shume i rendesishem ne rrugetimin e krijimit, emocionin. Pa emocon nuk ka krijimtari. Ky emocion me vjen si rrezultat i impresionit qe me jep ajo qe shikoj ajo qe me godet ne momentin kur zbuloj diçka ne natyre. Natyra per mua dhe per shume artista si une eshte nje liber i madh, ku mund te gjeshe ne te, gjera qe nuk do te kishin shkuar nder mend me pare. Por kjo natyre vjen e interpetuar ne telajo nga une sipas ndjesise time, kjo eshte nje moment shume i rendesishem per çdo artist. Sipas meje interpretimi nepermjet mjetit artistik, eshte faza me e rendesishme e krijimtarise se nje artisti pa neglizhuar edhe fazat e tjera te krijimtarise, siç eshte ajo e zgjedhjes kompozoicionale dhe mbyllja e nje vepre. Temat e mia qe me rrine me mire ne krijimtarine time eshte peizazhi, kompozime me figura njerezore, kali etjere.

Çmendoni për pikturën tonë të traditës dhe penelistët tanë të dëgjuar?

Artet figurative ne Shqiperi kane nje baze te vyer, duke pase parasyshe pikturat e kishave  bizantine te pikturuar nga Onufri dhe piktore te tjere bashkekohoreqe une i vlersoj shume si nje vlere e madhe ne duart tona. Keta artista do ti vleresoja si me te miret e te gjitha periudhave qe kemi kaluar ne vendin tone dhe do te kisha shume deshire te isha ne lartesine e tyre artistike.

A keni ju piktorë që admironi, modele frymëzimi, shkolla dhe rryma që pëlqeni? Nëse po, na thuaj diçka rreth mardhënieve të artit tuaj me to.

Më pëlqen shumë rryma e impresionizmit. Aty perfshihen shumë autor të mëdhenj që kanë stilet dhe veçorite e tyre, por unë mundohem te ruaj natyrën time krikuese, te mos imitoj ndonje autor. Kam parë galeri prestigjioze te Parisit, Amsterdamit,Londrës, mjeshtrat e medhenj te pikturës botërore, vlerat origjinale piktorike dhe kam nxjerrë mesime të vyera për ecurine e krijimtarisë time personale.Nga te gjitha këto sjell ndër mend shprehjen e famshme për artin, te Mazarelit ” Artisti mund të bëjë një art të madh për kohën e tij, vetëm atëherë, duke u mbështetur në mjetet shprehëse artistike në krijimtarinë e tij.”

Kam vënë re se ju me koloni piktorësh shkoni në të gjithë gjeografinë e Shqipërisë. Mund të na thoni për impresionet në këto ekspozita dhe mardhënia me miqtë tua piktorë?

Po është e vërtetë që keto kohët e fundit kemi pasur shumë organizime të ndryshme, me qëllim që të bëjmë peizazhe nga i gjithë teritori i Shqiperisë dhe jashtë saj. Ne e kemi praktikuar edhe vetë më përpara dhe si rezultat i kesajë pune, unë kam dhe nje pikturë ne fondin e Galerise Kombëtare Tiranë, e cila është cilësuar si “peizazh tablo”dhe qe ekspozohet herë pas here ne këtë galeri dhe që i qëndron kohës më së miri.
Kolonitë janë një mënyre e mirë për të pasur sa më shumë larmi dhe kompozime interesante. Emocioni që vjen nga natyra është shumë i domosdoshëm për një artist. Piktori e kërkon këndvështrimin dhe e krijon ne telajo kompozime sa më origjinale, nëpërmjet seleksionimit artistik dhe mënyrës së tijë interpretuese. Unë jam pjestare e një grupimi artistësh peizazhistë të quajtur “PlainAir”. Sëbashku me anëtarët e tjerë të këtijë grupimi kemi hapur shumë ekspozita dhe më të rëndësishmet kanë qënë 5 ekspozitat, e per çdo viteve, që janë hapur në Muzeun Historik Kombëtarë. Këto ekspozita kanë pasë nivel të lartë artistik dhe secili nga 12 artistët pjesmarrës shpalosi origjinalitetin e vet atistik, gjithashtu në çdo vit,kjo ekspozite pati permirësime te dukshme në shume drejtime, si nga ana e përzgjedhjeve të veprave ashtu edhe përsa i përket aranzhimit në hapësirë.
Në këto koloni kemi shumë bashkëbisedime rreth artit dhe debatet atistike janë të pranishme për pikturat e bëra gjatë kohës së qëndrimit ne natyrë si dhe në ambientet e hoteleve. Në këto koloni kemi bërë shume vepra arti, që zor se do ti kishim bërë pa intensitetin dhe egon artistike të krijuar mes artistësh të rëndësishëm si Kujtim Buza, Nikolin Ivanaj,Buron Kacelit, Agim Kadillari, Pashk Pervathi, Agron Polovina, Sadik Kasa, Agron Dine dhe piktorë të tjerë.

Çfarë keni në dorë këtë periudhë, dhe projektet për të ardhmen?

Puna ime krijuese është e pandërprerë, unë shkoj vazhdimisht në studio dhe aty bëj kombinimin e duhur mes pikturimit direkt dhe atë filtrim në studio duke pasë parasyshë që të mos pikturoj në mënyrë mekanike. Kam shumë projekte që janë në vazhdim ose për të ardhmen. Tani do të marr pjesë në dy ekspozita, kushtuar ditës së gruas në Galerinë e Arteve Shkodrës dhe në hollin e Teatrit “Migjeni” Shkodër.

 

 


Etiketa: ,

Pas